E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rrahu kushëririn me çekiç, lirohet Vladimir Gjuta

Lirohet nga paraburgimi Vladimir Gjuta, i cili u arrestua për plagosje ndaj kushëririt të tij. 40-vjeçari përfundoi në pranga më 4 janar të këtij viti, pasi kishte rrahur me çekiç duke i thyer dhëmbët kushëririt të tij.

 

Ky vendim u caktua pasi Mjekësia Ligjore konsatoi se plagosja ishte e lehtë. I dhunuari u tërhoq nga ankimi dhe prokuroria kërkoi revokimin e masës.

 

Gjuta nuk është i panjohur për drejtësinë shqiptare. Kohë më parë, ai ka kanosur edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për të cilin dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në farmacinë e Bashkim Tahirit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë