Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia e Fierit pasi kanë rrahur bashkëshortet e tyre.
K.M, 29 vjeç, banues në Fier u prangos në banesë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Të njëjtin fat e pati edhe shtetasi me iniciale B.Ç, 55 vjeç, banues në Roskovec.
Ai ka ushtruar dhunë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijës së mitur.
Ndërkohe komisariati I Fierit bëri të ditur se janë plotësuar 4 kërkesë padi për tu pajisur me urdhër mbrojtje për 4 shtetase të cilat janë dhunuar psikologjikisht nga familjarët e tyre.





