E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rovena Gashi bojkoton vetingun, KPK i gjen shkelje

Mëngjesin e se premtes, ka qene radha e Prokurores Rovena Gashi per t’u paraqitur përpara Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Por as Gashi dhe as avokati i saj mbrojtës nuk jane paraqitur ne salle, duke e bojkotuar.

 

Kete gje e ka konfirmuar vet prokuroja Gashi e cila me ane te nje shkrese depozituar prane sekretarisë se KPK, nënvizon se ka refuzuar te jete ne seance pasi vendimin KPK e ka marr 8 muaj me pare. Ajo shprehet gjithashtu se është intimiduar. Nder te tjera, ne letër Gashi thekson se pavarësisht se vendimi është marre tashme per te, ajo kërkon rikonfirmimin ne detyre.

 

Reklamë

Por pavarësisht mungesës se prokurores, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e Vettingut ndaj prokurores Rovena Gashi e cila sipas raportit te ILDKP, nuk justifikon pasurinë, nuk ka burime te ligjshme si dhe ka bere deklarim te pasakte.

 

KPK ka ngritur dyshime per 16 apartamente ne Durrës te cilat dyshohet se i përkasin Nuredin Gashit, babait te Rovena Gashit, te paktën sipas faturave te OSHEE, ndërsa prokurorja pretendon se babai i saj është administrator i pallatit.

 

Vendimi i KPK per Rovena Gashin do jepet ne datën 25 korrik, por me gjetjet e deritanishme të komisionit, ajo do ta ketë shumë të vështire ta kaloje me sukses vetingun.

Më shumë video

Reklamë