Subscribe

Nata e pestë e muzikës së vërtetë shqiptare përcolli të tjera emocione në Vizion Plus. Këndo Këngën Time pati në këtë natë si protagoniste të saj një nga zërat më të spikatur të muzikës së lehtë shqiptare, Rovena Dilon. Një rrëfim i sinqertë që zbuloi detaje të panjohura më parë për publikun nga jeta e saj e gjatë artistike.

E çiltër, me zë të fuqishëm dhe paraqitje tërheqëse, Rovena Dilo, e cila gjithmonë ka përcjellë mesazhe e vlera artistike përmes këngëve të saj ka rrëfyer për daljen e parë në ekran:

“Isha shumë e re dhe për mua ishtë hera e parë si spikere quheshe atëhere, moderatore në ekran. Po sigurisht që me Krastën ishte me e lehtë, se ku të linte radhë Krasta. Kemi kaluar shumë mirë, Adi ka qënë moderator kryesor ndërsa vajzat e reja gjithmonë kështu ishte atëhere ishin pak me aktive. Televizioni Shqiptar në taë kohë ishte një magji, dhe imagjinoje që në ato vite nuk ishtë aq e lehtë të qaseshe tek ai. Ky ka qënë moment deçiziv në jetën time sepse sigurisht që më futi në mrekullinë e tetë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *