Çdo ditë e më shumë, fama e artistëve shqiptarë po ia del të depërtojë përtej kufijve. Së fundmi, Ronela Hajati rrëfeu se shumë shpejt, këngëtarja do të shfaqet në një televizion portugez, tek i cili do të jetë e pranishme për t’u intervistuar në një nga emisionet, që siç Hajati u shpreh, është ndër më të ndjekurit në Portugali.

 

Gjithashtu, Hajati la të hapur mundësinë e një bashkëpunimi muzikor mes saj dhe moderatores së emisionit, që duket se është një personazh publik shumë i famshëm. Për vetë faktin se është ende një projekt në diskutim, këngëtarja shqiptare deklaroi se nuk mund të tregonte diçka më shumë rreth këngës së mundshme./ Tring

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *