Një Kristiano Ronaldo i pashtershëm udhëhoqi Portugalinë drejt një fitore të pastër e të bukur 3 me 0 ndaj Irlandës në  miqësoren e fundit  përpara nisjes së aventurës europiane.

Ylli i futbollit botëror pavarësisht moshës së madhe vazhdon të tregojë se është mëse i vlefshëm për luzitanët. Ai realizoi dy gola në këtë sfidë që i shërbeu kombëtares portugeze që të shohë gjendjen reale në prag të nisjes së euro 2024. Një sukses që riktheu edhe entuziazëm në ekip, pasi u mundën pak ditë më parë nga Kroacia 2 me 1.

Që në fillim të takimit, Ronaldo tregoi qëllimet që kishte në këtë sfidë duke e dërguar topin në shtyllë përmes një goditje dënimi. Dominimi vendas ishte i qartë dhe në të 18 ishte Zhoao Felix që zhbllokoi shifrat pas një goditje nga këndi. Leao dhe Ronaldo patën mundësi të dyfishonin, por nuk ia dolën më në pjesën e parë.

Pjesa e dytë ishte e gjitha nën shenjën e Ronaldos. Shou i kampionit portugez në minuta 50 dhe 60 me dy gola të bukur që e çuan në 130 numrin total të golave me kombëtaren, rekord absolutë në nivel botëror. Portugalia e Ronaldos dhe jo vetëm është gati për Europianin të cilën e nis si favorite që në grup madje, ku do të ketë përballë Çekinë, Turqinë dhe Gjeorgjinë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *