Juventus u ndal ne barazim 2-2 përballë Romës në Olimpiko. Skuadra e Pirlos nuk ishte në formën e saj më të mirë duke rrezikuar jo pak herë ta humbiste takimin. Kryeqytetasit e nisën vrullshëm sfidën dhe zhbllokuan rezultatin me anë të një penalltie të ekzekutuar mjaft mirë nga Veretu.

Bardhezinjtë arritën të baraspëshojnë rezultatin po me penallti me Ronaldon që mposhti portierin Mirante. Kur dukej se skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes për pushimin mes dy pjesëve ishte sërish Veretu që shfrytëzoi një kundërsulm duke mos i dhënë asnjë shans të reagonte Shesnit.

Në fraksionin e dytë të lojës, Juventusi provoi disa herë të rrezikonte  edhe pse gjërat u vështirësuan kur Rabio la skuadrën me 10 lojtarë. Megjithatë, juventinët nuk u dorëzuan dhe për të evituar humbjen u desh një tjetër fluturim i Ronaldos i cili goditi me kokë dhe barazoi shifrat në 2-2.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla debutoi me skuadrën e Romës dhe luajti për plot 90 minuta me një paraqitje mjaft pozitive

Më herët dhe Napoli me Milanin bënë detyrën në kampionat duke fituar bindshëm. Napoli i Hysajt triumfoi me shifrat 6-0 përballë Genoas në shtëpi ku protagonist ishte dhe mbrojtësi shqiptar me një asist të dhuruar. Ndërsa Milani fitoi ndaj Crotonës në transfertë me shifrat 0-2 ku gjithçka u vendos me Kessie dhe talentin Brahim Diaz.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *