Ndeshje me shumë emocione ajo e grupit A te eleminatoreve te kampionatit boteror mes Portugalisë dhe Irlandes.

Protagonist i madh i sfidës Cristiano Ronaldo. Ylli luzitan humbi një penallti në pjesën e parë, fraksion që u mbyll me fitoren e miqve të cilët shënuan në limit me anë të John Igën.

Në pjesën e dytë pavarësisht rasteve, u duk që Portugalia do të dilte me kokën ulur nga kjo sfidë, mirëpo Ronaldo tregoi të gjithë klasin e tij . ai shënoi dy gola në finish, duke barazuar fillimisht në minutën e 89.

Pastaj ai shënoi në minutën e 96 duke përmbysur gjithçka dhe e duke e mbajtur Portugalinë të vetme në krye të grupit me 10 pikë, 3 më shumë sesa Serbia.

Rekord personal për 36 vjeçarin, i cili me 111 gola më përfaqësuesen, është më i miri në histori në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *