E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sport

Romela Begaj betohet në Kuran

Edhe pse testi i dyte antidoping vërtetoi te parin, duke rezultuar pozitiv, Romela Begaj është e bindur për pafajësinë e saj.

 

E përlotur, ajo zgjodhi te betohej përpara kuranit, flamurit kombëtar dhe njerëzve te saj me te shtrenjte se është e pastër.

 

Sipas sportistes, i vetmi faj i saj është se bën pjese ne boten e trete dhe se institucionet shqiptare nuk e mbrojnë nga akuzat dhe dënimi për doping.

 

Romela Begaj rezultoi pozitive me substancen e stanozonolit  ne botërorin e peshëngritjes ne Anahaim te Kalifornisë ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës, ku shënoi rezultatin me te mire ne karriere, duke fituar medaljen e arte ne shkëputje dhe te argjendin ne dy garesh.

 

Pas daljes pozitive gjithë kryesia dhe kryetari i Federatës se Peshëngritjes dhanë dorëheqjen, ndërsa Shqipëria humbi te drejtën e organizimit te Kampionatit Evropian.

Më shumë video