E diel, 15 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Roma në krizë uji, Ministrja e Shëndetësisë: Rrezik për shëndetin e qytetarëve

Ministrja e Shëndetësisë e Italisë, Beatrice Lorenzin, ka paralajmëruar për pasoja shëndetësore nëse vendoset kufizimi i ujit në Romë.

 

Pjesë të Italisë, përfshirë rajonin e Lacios përreth Romës, janë duke vuajtur nga thatësira.

 

Reklamë

Kompania e ujit Acea, e cila i shërben Romës, ka propozuar ndërprerje të furnizimit me ujë për tetë orë në ditë, për 1.5 milion banorë.

 

Por, ministrja e Shëndetësisë, Lorenzin, tha se “pezullimi eventual i furnizimit me ujë mund të ndikojë seriozisht nivelin e higjienës në struktura akomodimi, restorante dhe zyra publike”.

 

“Mbi të gjitha, mund të rrezikojë seriozisht ofrimin e shërbimeve themelore shëndetësore”, tha Lorenzin.

 

Italia ka përjetuar pranverën e tretë më të thatë në 60 vjet. Thatësira i ka kushtuar bujqësisë italiane rreth dy miliardë euro.

 

Situata ka bërë që Vatikani të nisë të mbyllë shatërvanët këtë javë, për herë të parë në historinë e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë