E enjte, 8 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Roma në krizë të thellë, u tronditën nga Fiorentina, gati shkarkimi i trajnerit

Java e 9 e kampionatit Italian u mbyll me humbjen e rëndë 5 me 1 të Romës në transfertë kundër Fiorentinës. Një shuplakë e fortë e marrë nga verdhekuqtë në Artemiio Franki e cila ka vendosur në vështirësi kryeqytetasit, të cilët ndryshe nga Fiorentina që u ngjit e 4 me 16 pikë, janë zhytur poshtë në renditje në vendin e 11 me vetëm 10 pikë,  e thuajse që tani kryeqytetasit mund ta shohin veten jashtë luftës për zonën Champions.

Tre golat e marrë në pjesën e parë në Fierence nga Moise Ken, Beltran dhe sërish Ken në fund, shkërmoqen ekipin mik, mbrëmja e errët e të cilëve u kompletua në pjesën e dytë me autogolin në debutim të veteranit Humels dhe golin e një ishi të madh sikurse Bove.

Reklamë

Një humbje e rëndë që acaroi edhe trajnerin Juric, që pas ndeshjes deklaroi se me këtë rezultat dhe paraqitja, skuadra kishte hedhur në kosh punën e mirë të bërë deri tani.  Mirëpo nga ana tjetër tensioni në dhomat e zhveshjes ka qenë i madh, pasi raportohet se senatorët e ekipit janë përplasur me teknikun kroat pas sfidës. Kjo situatë duket se do të bjerë pikërisht mbi trajnerin kroat, Ivan Juric i cili u emërua pas shkarkimit të Daniele De Rosit pas javës së katërt të Series A.

Çuditërisht legjenda e klubit De Rosi duhet të jetë favorit për të rimarrë sërish postin e që e humbi mes protestave të tifozëve Romanist që nuk e donin ikjen e tij. Emra të tjerë të dalë nga mediat italiane janë Alegri, Klaudio Ranieri dhe Roberto Mancini. orë të rëndësishme për verdhekuqtë, aty ku të gjithë janë me sy e veshë nga presidenca amerikane, Fridkin. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë