Roma eliminon Porton/ Super Dybala kundër portugezëve, kalojnë edhe Ajax dhe Real Sociedad

Roma mundi Porton 3 me 2 në duelin më të rëndësishëm të Play Off në UEFA Europa League dhe u kualifikua për në fazën tjetër të këtij kompeticioni, për shkak se ndeshja e parë në Portugali ishte mbyllur në barazim 1 me 1.
Luzitanët ishin të parët që kaluan në avantazh falë një goli shumë të bukur në Roveshate të Samu. Mirëpo për të nxjerrë nga balta Romën mendo Dybala me dy gola në harkun kohor të pak minutave në fundin e pjesës së parë. Në nisje të pjesës së dytë ndeshja e italianëve u bë më e lehtë, pasi Eustakio goditi Paredesin dhe u ndëshkua me të kuq.
Ndonëse Roma pati mundësitë e veta për të shënuar, ishte Porto që goditi shtyllën me Samu, përpara se më në fund në minutën e 83 Pizili të realizonte golin e tretë për verdhëkuq. Autogoli i Rensh në minutën e 6 shtesë nuk i prishi punë Romës, e cila në fazën tjetër do të gjejë një mes Athletic Bilbaos ose derbin e madh me Lacion.
Rrezikun më të madh e kaloi Ajaksi që ndonëse kishte fituar ndeshjen e parë ndaj belgëve të Union Sent Zhil 2 e 0, u gjend në disavantazh të dyfishtë 2 me 0 në shtëpi, duke mbetur edhe me 10 lojtarë në mesin e pjesës së parë…e jo vetëm kaq por Union Sent Zhil pati disa raste për të shënuar golin e tretë dhe të kualifikimit, përpara se Ajaksin ta shpëtonte Tejlor në minutën e 93.
Në fazën tjetër Ajaks do të luajë kundër Ajntraht Frankfurt ose Lion. Kaloi pa problem edhe Real Sosiedad falë rezultatit të përgjithshëm 7 me 3 kundër Daneve të Midjetland. Pas suksesit 2 me 1 në takimin e parë jashtë fushë, spanjollët fituan thellë 5 me 2 në fushën e vet, teksa spikati Sucic me dygolëshin e tij. Tani e pret një duel i madh në fazën tjeter kundër Manchester United ose Tottenham. Kaloi nën turin tjetër edhe Zhoze Murinjo me Fenerbahce pas barazimit me 0 në Belgjikë ndaj Anderleht në një kohë që në Stamboll turqit kishin fituar 3 me 0.
E veçanta e kësaj sfide në pjesën e parë ishte ndërprerje për më shumë se 20 minuta pasi në shkallët e stadiumit pati përleshje të tifozerive. Përballë Fenerbnahce në fazën tjetër do të jetë Olimpiakos ose Rangers i Nedim Bajramit.
Eliminohet skuadra tjetër e madhe e Stambollit, Gallatasarait që nuk i mjaftoi barazimi në shtëpi 2 me 2 kundër Az Lakmar, pasi në Holandë ishin mundur thellë 4 me 1. Stetao e Bukureshtit fitoi derbin ballkanik të Europa Lige kundër Paok, duke e mundur ekipin grek 2 me 0 në Rumani në një kohë që ndeshja e parë në Greqi ishte mbyllur në barazim 1 me 1.
Suprizën tjetër të mbrëmjes e bënë norvegjezët e Bodo Glimnt të cilët mundën 5 me 2 në shtëpi Tventen dhe kaluan më tej me rezultatin e përgjithshëm 6 me 4, ndërsa Viktoria Pëlzen e Çekisë eliminoi Ferencvaroshin.




