E martë, 3 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Sport

Roko Vata shënon në FA Cup

Roko Vata vazhdon të lërë rregullisht shenjën e tij me fanellën e Watford, duke treguar se po ambientohet mjaft mirë në nivelet më të larta të futbollit anglez, duke kontribuuar edhe me gola.

Kështu ka bërë edhe sot, në sfidën e Kupës FA, ku skuadra e tij përballej në transfertë me një ekip të Premier Ligës siç është Fullhem.


Vata rreshtohej titullar në këtë takim dhe nuk ka zhgënjyer, teksa në minutën e 33-të të ndeshjes, shënoi një gol spektakolar i cili barazoi përkohësisht shifrat në 1-1.

Sulmuesi shqiptar lëshoi një gjuajtje të fortë nga distanca, të pakapshme për portierin kundërshtar i cili e pa atë të ndalej në rrjetë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë