E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rohani kërcënon SHBA: I pretë duart gjeneralit, ne do tiu presim këmbët…

Presidenti Iranian ka reaguar pas sulmeve që vendi I tij ndërmori ndaj bazave ushtarake në Irak ku strehoheshin ushtarët amerikane.

Nëpërmjet një deklarate në televizionin shteteror, Hassan Rohani përdori një gjuhë të ashpër nëpërmjet metaforave.

“I pretë duart Sulejmanit, gjeneralit tonë. Tani, ne do tiu presim këmbët në rajon”, iu drejtua presidenti Rohani, SHBA-ve.

Tv shteteror Iranian pretendon se raketat e hedhura ndaj dy bazave al-Asad dhe Erbil kanë sjell vdekjen e 80 “terroristeve” amerikane, por në krahun tjetër burime nga Pentagoni për mediat amerikane thanë se nuk ka dëme të mëdha nga ky sulm në radhët e kontigjentit amerikan të ushtareve.

Pritet dalja në deklarate për mediat e presidentit Trump për të kuptuar se cili do të jetë reagimi I SHBA.

Vazhdo të lexosh

Reklamë