E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Bota

Rizgjidhet Donald Tusk në krye të Këshillit Europian

Liderët e Bashkimit Europian te mbledhur ne Bruksel për samitin e tyre te radhës i besuan një tjetër mandat ne krye te Këshillit Europian, Donald Tusk. Ish-kryeministri polak mori mbështetjen e te gjithë vendeve te unionit për te vijuar edhe 2 vite e gjysmë në detyrën e tij, por vendi i tij Polonia ishte kundër. Qeveria polake e ka akuzuar atë per ndërhyrje ne çështjet e brendshme te vendeve anëtare dhe deklaroi se rizgjedhja e tij do te kishte pasoje për bllokun. “Mirënjohës për besimin dhe vlerësimin pozitiv. Do të bëj më të mirën për një Bashkim Europian më të mirë”, ishte reagimi i parë i Tusk ne rrjetet sociale. Me këtë rizgjedhje, ish-kryeministri polak pritet luajë një rol të rëndësishëm në negociatat për shkëputjen e Britanisë së Madhe nga unioni.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë