Subscribe

Të gjithë ju që ende nuk keni arritur të aplikoni për të rivlerësuar pasurinë me tatim 3 %, do të keni mundësi ta kryeni edhe përgjatë vitit të ardhshëm. Qeveria ka shtyrë afatin e zbatimi të këtij ligji, deri në 30 shtator 2021.

Arsyet që e detyruan qeverinë të shtyje për herë të tretë këtë afat është fakti se aplikimet këtë herë nuk kanë qënë në të njëjtin treg si vitet e tjera kur është zbatuar ky ligj.

Referuar të dhënave nga agjencia e kadastrës janë në total rreth 56 mijë individë që kanë aplikuar dhe paguar për rivlerësim, por ndërkohë janë në proces rreth 27 mijë të tjerë që ende nuk e kanë kryer pagesën.

Sa I përket arkëtimeve deri më tani janë mbledhur 3.3 miliard lekë nga ky proces.

Pandemia ka qënë një tjetër shkak që numri i qytetarëve ka qënë i ulët në procesin e përfitimit të rivlerësimit me tatim 3 %.

Por jo vetëm, fakti që aplikimet tashmë kryhen edhe online nëpërmjet portalit e-albania ka krijuar më shumë paqartësi për mënyrën e dorëzimit të dokumentacionit.

Procesi i rivlerësimit nisi në muajin shkurt, por më pas për shkak të izolimit ai u ndërpre. Më pas qeveria shtyu afatin deri në fund të këtij vitit, por tashmë me vendimin e ri, qytetarët kanë edhe 9 muaj kohë për të kryer këtë proces.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *