E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Rivali i Aldo Bares “shënjestrohet” nga Policia e Shtetit

Shënjestra e radhës e Operacionit “Forca e Ligjit” është Saimir Taullahu nga qyteti i Lushnjes. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL ka kërkuar që ky shtetas të vetëdeklarojë burimin e pasurisë.

 

Saimir Taullahu, sipas Policisë së Shtetit është i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai duhet të përgjigjet me shkrim për 48 orë.

 

Reklamë

Taullahu është një personazh I njohur për drejtësinë dhe policinë e shtetit, pasi veç akuzave për trafik të lëndëve narkotike, konsiderohet edhe si rival I bandës famëkeqe të Aldo Bares. Kjo bandë ka ekzekutuar vëllain e tij, Baki Taullahun vite më parë në qytetin e Lushnjes.

 

Edhe Saimir Taullahun kanë tentuar në dy raste ta vrasin, por ai ka arritur t’i shpëtojë dy atentateve.

 

Më shumë video

Reklamë