E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Rivali i Aldo Bares kapet në Maqedoninë e Veriut

Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, SaimirTaullau, i cili njihet edhe si rivali i Aldo Bares. Ai është kapur në vendin fqinj për llogari të drejtësisë zviceriane.

Ai është dënuar në Zvicër në vitin 2013 me 4 vjet burgim për trafik heroine. Gjatë hetimit të çështjes, ai u arratis duke u kthyer në Shqipëri.

Në vitin 2013, gjykata zvicerane e ka dënuar në mungesë me 4 vite burg.

Trafikantit nga Lushnja iu dërgua edhe një kërkesë nga OFL për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë së tij para pak kohësh.

Reklamë

Aktualisht atij i është caktuar masa ‘arrest me burg’ me afat 30 ditor ku pritet që të vijë edhe urdhëri për esktradimin drejt Zvicres.

Familja Taullau njihet si rivale e fortë e kreu të bandës së Lushnjes aldo bare.

Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që saimiri, vëllai i tij akuzoi bandën e Bares.

Vazhdo të lexosh

Reklamë