E premte, 18 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 orë më parë
Showbiz

Rita Ora i rikthehet dashurisë së vjetër

Ilustrim · Vizion Plus

Kjo po që nuk zgjati shumë. Pas vetëm një sezoni si moderatore e emisionit “America’s Top Model”, Rita Ora ka vendosur që ta mbyllë këtë eksperiencë. Pavarësisht lavdërimeve të shumta që ka marrë nga paraardhësja dhe tashmë gjithashtu pasardhësja e saj Tyra Banks, interesat e artistes me origjinë shqiptare kanë shkuar në një tjetër drejtim.

 

 

Ndërsa i është drejtuar Londrës, me të dashurin e saj të ri Nick Grimshaw, mësohet se bukuroshja 26-vjeçare do t’i përkushtohet muzikës për të nxjerrë këngë të reja. Kujtojmë se Rita mori detyrat e moderimit në sezonin e 23-të të spektaklit të talenteve pasi ANTM ndryshoi rrjetin e kanaleve ku transmetohej, nga The CW në VH1.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh