Kryetari i komisionit të Apelit, Arben Ristani nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se tryeza e bisedimeve për reformën zgjedhore e zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure është një hap pozitiv për nisjen e diskutimeve për zgjidhjen e krizës.
Ndër të tjera ai është shprehur se sistemi zgjedhor është një ligj më vete por problem është se në vendin tonë ai nuk funksionon dhe nuk ka kujdesin e duhur.
“Sistemi zgjedhor në vete është ligj ne nuk na kanë munguar ligjet dhe cilësia e ligjeve, por problemi është se ne na ka munguar vullneti dhe po te shikosh raportin e OSBE-ODIHR thuhet se mungon vullneti politik. Është vullneti politik që ndikon në cilësinë e zgjedhjeve jo cilësia e ligjit. Nuk e ka fajin sistemi, por ky është një sistem që favorizon diskrecionin e kryetareve te partive. Çeshtja është të vullneti dhe te përgjegjshmëria ndaj ligjit. Forca apo ndikimi që ligji ka pasur tek individi, pasi ai vepron ne pjesën e frikës që ne duhet te kemi nga ligji. Kultura e mosndërshkimit ka arritur te zhvillohet në të gjithe këto vite demokracie që ka bërë që shumë zyrtare mendojnë se vidh sa të duash dhe bej sa të duash korrupsion nuk ndërshkohesh sic kemi dhe rastin e Tahirit. Ku ligji ishte ne doren e maliqit.”
Ndër të tjera Ristani ka komentuar dhe situatën në të cilën ndodhet politika në vend, ku ka theksuar se dialogu është e vetmja rrugë për ti dhënë zgjidhje një problematike të tillë.
“Dialogu dhe rruga e marreveshjes eshte rruga e duhur për zgjidhjen e krizës politike. Protestat nuk jane gjithçka ato e kane arritur objektivin e tyre ato kane nje force sensibilizuese jo vetem brenda vendit por edhe jashte. Njerezit kane arritur qe te shprehin zemerimit te tyre ndaj keqqeverise dhe te rriste dozen e presionit shoqeror ndaj qeverise. Jane faktorë të tjerë që kanë ndikuar që opozita të mos arrije objektivat e tyre.”
Sipas tij kërkesa pëe të thirrur figurat e vjetra në politike ka vend që ti marrë serish njerëzit që kanë punuar dhe dhënë kontributin e tyre. Besoj se kjo e keqe që kemi para ka vend që të mbledhe të gjithë mundesitë në mënytë që fronti opozitar të jetë më i fortë.
Ndër të tjera nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus, Ristani ka theksuar se vendimi i Bundestagut gjerman është një shenjë e mirë për Shqipërinë.
“Unë shikoj sinjale për zgjidhjen e krizës politike,me duket sikur Evropa ka një shpi te bukur dhe të pasur dhe pranë një i varfër ka një kasolle pranë,dhe i varfëri në vend që ti marrë paratë për të nxërtuar shtëpinë i prishte. Janë loshur duke na dhënë vete dhe duket se kanë vendosur që ta marrin vetëm përgjegjësinë dhe ta anëtarësojë. Sinjali është shumë i mirë ndërkohë që kemi redormën në drejtësi dhe redormat e tjera që kanë ndikur. Vendimi besoj është i duhuri dhe besoj se dite me të mira do të jetë lër shqiptarët.”