Draftin për ndryshimet kushtetuese depozituar në Kuvend nga Partisë Demokratike, Arben Ristani e ka konsideruar me dobësi juridike.

 

Në emsionin “Spotlight” në “Vizion Plus”, Ristani u shpreh se Kushtetuta është shndërruar në një copë letër, të cilën mund ta ndryshojnë sipas dëshirës.

 

“Kushtetuta është themeli i shtetit. Që të bësh një ligj, siç është Kushtetuta, që t’i rezistosh kohës, kërkon burra shteti, njerëz që punojnë për interesat edhe të brezave pas tyre.  Kushtetutën e kanë bërë një copë letër, të cilën mund ta ndërrojnë për pak minuta, kur iu do qejfi. Në themel, kjo e gjitha tregon mungesën e burrave të shtetit, mungesën e vizionit se si duhet konsoliduar shtetit në Shqipëri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *