Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
30 June 2026
Vizion fokus

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri i viktimave

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët nisin marshimin

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon bisedimet me...

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën dy persona

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë, disa të...

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do të kryhet...

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës,...

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me thikë një...

Ristani: Letërporosia nga SHBA, kontratë pa firma

25 Mars 21:06

Kontratat e lobimit të Partisë Demokratike kanë sjellë një tjetër përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

 

Hetimi i prokurorisë dhe deklarimi i saj për misterin e 650 mijë dollarëve ka shtuar akuzat e ndërsjellta mes palëve.

 

Ndërsa lind pyetja se si qëndron e vërteta e këtyre kontratave? Kjo është një pyetje që pritet të marrë përgjigje nga hetimet dhe verifikimet si në Shqipëri, ashtu dhe në SHBA.

 

Ndërkohë për të dhënë më shumë detaje në lidhje me qëndrimin e PD-së për këtë çështje, në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus këtë të hënë ka qenë ish sekretarin e përgjithshëm i partisë, Arben Ristani.

 

Zoti Basha dhe ju personalisht dëshmuat sot në prokurori për kontrat e lobimit. A mund të na tregoni detaje nga kjo dëshmi? Për çfarë ju pyetën?

 

Përgjigja është pak a shumë e njëjtë me atë që zoti Basha ka dhënë këtë të hënë për mediat kur doli nga Prokuroria, por unë do të doja  që të theksoja se hetimi rrjedhimisht dhe dëshmia jonë aty nuk kanë të bëjnë me kontrata “Lobimi” në SHBA, por ka të bëjë me një hetim që prokuroria e Tiranës ka nisur në lidhje me deklarimin për fondet gjatë periudhës zgjedhore që PD ka bërë pranë KQZ, për zgjedhjet e 2017-ës. Pra çdo vit partitë politike bëjnë deklarimet  e tyre pranë komisionit qëndror të zgjedhjeve në raport me fondet që kanë përdorur për fushatën elektorale. Dhe në këtë rast ka një hetim në lidhje me fondet që PD-ja ka përdorur për fushatën elektorale.

 

A janë përdorur para për lobimin në SHBA dhe sa?

 

Para mund të jenë përdorur por e rëndësishme është se nuk ka të bëjë me deklaratën për fushatën zgjedhore, ato që janë përdorur kanë qenë zyrtare janë deklaruar pranë KQZ-së, dhe kanë kaluar në rrugën normale ligjore, pra çdo veprim është bërë i saktë konform ligjit.

 

Investigimet e deritanishme tregojnë se pas kësaj shume qëndron një kompani e huaj, Biniata Trade, e cila zotërohet nga të tjera kompani në emër të shtetasve ruse. A keni dijeni për këto fakte?

 

E gjitha kjo është një kombinim që bëhet për momentin në mënyrë që të krijohet një amulli ose të bëhet një baraspeshë mes keqqeverisjes në këtë vend dhe opozitës që po mundohet çdo ditë që të tregojë jo vetëm për elektoratin, por për të gjithë shqiptarët se çfarë efektesh ka keqqeverisja.

 

Pra ju po thoni se është një sulm i orkestruar politik që përfshin edhe prokurorinë?

 

Absolutisht që është e dukshme se gjëja është e ndikuar politikisht, unë po ju them me siguri sot isha në prokurori për tu njohur me dokumentacionin që sipas tyre kanë ardhur sipas letërporosive që prokuroria shqiptare ka çuar.Unë po e them publikisht se mu bë prezent një kontratë që ishte pa firma, një kontratë midis një kompanie që quhet Biniata Tredë, e cila ishte pa firma, që ma bërë present prokurori por që unë i thash se nuk mund të më bënte present një dokument pa firma, kështuqë kam bindjen e plotë se e gjithë kjo është e ndikur politikisht sepse prokurori që unë takova nuk është aq i pazoti që të marrë për dokument zyrtar dhe të më njohë mua për më tepër me një dokument të pafirmosur.

 

Ky dokument ishte zyrtar nga SHBA dhe Skocia?

 

Nuk ishte dokument zotëria ma serviri si dokument i ardhur nga Departamenti i drejtësisë së SHBA-së, apo nuk e di se kush ka ardh nga ku, apo nga departamenti i Skocisë por di të them se ishte një dokument pa firma.

 

Në krahun tjetër kemi edhe një sasi të madhe parash të përdorura për të cilat zoti Basha thotë që janë paguar përmes një skeme tjetër, para të mbledhura nga një komunitet shqiptaro-amerikan në SHBA.

 

Ju e përcollët dhe në median tuaj atë që zoti Basha deklaroi pasi doli nga prokuroria dhe është vetëm kjo që unë po ju them, PD-ja ka kryer veprime të ligjshme konform ligjit shqiptar në lidhje me përdorimin e fondeve në fushatën elektorale. E gjitha kjo që ngrihet më pas është një thashethemnajë e madhe e bërë me qëllim që të vërë baraspeshë mes qeverisjes dhe opozitës, e cila po përpiqet që të bëjë më të mirën për këtë vend.

 

Prokuroria thotë se ju si  PD ju mungojnë 650 mijë të justifikuara?

 

Edhe këtu keni një përgjigje të dhënë nga Basha, që prokuroria është e lutur që për hir të transparencë dhe për dijeni të publikut të bëjë prezente atë që na bëri dhe ne presence, dhe do të shikoni se si prokurori sot më njohu me një dokument pa firma. Le ta bëjë publike dhe ta shikojë publiku shqiptar se çfarë ka në thelb të gjithë kësaj farse të ngritur politikisht.

Posted Under:
Intervista e ditës
Tagged:
Deklarate Lobime PD Prokuroria Ristani

Nga e njëjta kategori

Arjan Harxhi: Vaksina e tuberkulozit, mund të ketë një lidhje shkaksore por që duhet hetuar

më shumë...

Covid-19 gjunjëzon Italinë, flet Gianni De Biasi: Nuk takoj dot mamin dhe vëllain, flas shpesh në telefon me Dukën

më shumë...

“Anti-shpifja”/ Boçi: Komisioni i Venecias nuk do ta aprovojë miratimin e ligjit

më shumë...

Deputetja Bushka: Amnistia e fokusuar te grupet që kanë rrezikshmëri të ulët shoqërore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

12:30

Durrës/ Plagoset me mjet prerës 45-vjeçari

10:43

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 1719 numri...

10:35

Mbyllet dita e 30-të e protestës, qytetarët...

10:19

Starmer rikonfirmon angazhimin e Britanisë ndaj NATO-s

10:05

“Nuk ka takim të planifikuar”, Irani mohon...

9:56

Mot i nxehtë në Itali, humbin jetën...

9:24

Shpërthim në një platformë nafte në Venezuelë,...

9:22

Irani: Çminimi i Ngushticës së Hormuzit do...

9:08

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit...

9:06

Si të freskoni shtëpinë gjatë ditëve të...

8:46

E rëndë në Finlandë, çiklisti sulmon me...

8:14

Zbuloni 5 shenjat e horoskopit, që harxhojnë...

7:56

“Konferenca e Mbrojtjes së Athinës”, Nufi: Shqipëria,...

7:44

A do të bëhet Vuçiç sërish kryeministër...

7:44

Pakistani fillon sulmet e rënda kundër Afganistanit

7:28

Dita e 30-të e protestës, nis grumbullimi...

7:20

Paralajmërimi i Holandës: Pas Ukrainës, Rusia mund...

7:08

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nuk kemi...

7:03

Macron: Franca dhe Omani kanë rënë dakord...

6:16

Përshkallëzimi i tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit,...

Më të klikuarat

  • Mërkuri retrograd sjell vonesa, Horoskopi i muajit korrik: L...
  • Lëkundje tërmeti në Korçë
  • Plagosja e të riut në Pogradec, autori braktis makinën në Qa...
  • Mbledhja e grupit të PS, zbardhen porositë e Ramës për deput...
  • Pesë të vrarë me armë zjarri në Gjermani, arrestohet autori...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.