Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani deklaroi se krimi i organizuar nuk mund të luftohet duke sekuestruar shtëpi një-katëshe. Duke folur në studion e “Kapital”, Ristani deklaroi se sesa sukses do të ketë paketa “Anti-KÇK” këtë do ta tregojë praktika”.

 

“Kjo shprehja që nuk kemi patur drejtësi sepse i kemi patur të pavetuar gjyqtarët mua më duket një parim si doktor Adhamudhi që thoshte të dhemb një sy, hiqe që të shpëtojë edhe tjetri. Ata thonë që do të marrin paratë e krimit për të ndaluar krimin. Nuk mendoj se kjo mund të bëhet duke sekuestruar një shtëpi me një kat në një fshat të veriut. Opinioni publik ka hall se mos ky ligj mund të jetë selektiv. Këtë do ta thotë edhe praktika.”

 

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme, Plarent Ndreca, i cili po ashtu ishte i ftuar në emisionin “Kapital”, deklaroi se paketa “Anti-KÇK” është dakordësuar me ndërkombëtarët. Sipas tij, ky ligj special do të ketë rezultate.

 

“Nuk ka mbivendosje. Kishte shqetësim se po krijohej struktura të reja. Qëllimi është të jetë një instrument i ri në dorën e Policisë së Shtetit. Përmes ligjit antimafia, policisë i mungonte iniciativa për të vepruar. Nëse një pasuri një justifikohet. Ky akt është debatuar me faktorin ndërkombëtar, është diskutuar me ta. Jo për gjithçka kemi qenë dakord. Por megjithatë ky akt është një produkt i një procesi të bërë me ta. Shqetësimi i Ristanit është legjitim, është legjitime që të ketë dyshime dhe dilema. Vullneti është i madh që çdo objekt i këtij ligji do të ndëshkohet. Ne do të jemi këtu dhe do të shohim rezultate të prekshme. Kjo listë ka disa qindra subjekte.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *