Subscribe

Pas më shumë se dy muajsh qetësie, Operacioni Forca e Ligjit është rikthyer ne veprim. Lulzim Berisha është bërë objekt I punës së OFL-së .

Këtij personazhi të njohur, të liruar nga burgu pak kohë më parë, I janë sekustruar depozita nafte në qytetin e Durrësit të cilët ai e kishte në bashkëpronësi me shtetasin E.SH.

Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme prej 1.2 milionë litra naftë te vendosur ne zonen e Porto Romanos ne Durres.

Subjektit tregtar në pronësi të Lul Berishës dhe ortakut të tij, i ishte hequr e drejta për të funksionuar në treg që nga shkurti I 22019. Mirëpo sipas OFL-së, pavarësisht heqjes së licences, biznesi I Lul Berishës vijonte punën në mënyrë të paligjshme duke tregtuar naftë për peshkim.

Madje OFL, shton se Lul Berisha dhe E.Sh, shantazhonin konkurrencën në tregun e furnizimit me nafte të anijeve të peshkimit në qytetin bregdetar.

Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL sekuestroi 1,2 milion litra naftë  dhe një magazinë doganore, në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH.

 Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin  nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol kërcënues për operatorët e industrisë së peshkimit.

 Pasi e ka ndjekur fillin e këtij organizimi kriminal, OFL ka kryer mbrëmë operacionin e sekuestros dhe po vijon, në bashkëpunim me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar, hetimin intensiv për zbulimin dhe dokumentimin e gjithë veprimtarisë kriminale në këtë fushë dhe lidhjen me persona të tjerë publikë e privatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *