E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rinumërimi i votave në Durrës, Aulon Kalaja dhe Arjan Ndoja “përplasen” për votat

Prej dy ditësh vijon rinumërimi i votave për 290 kuti në qarkun e Durrësit.

Deri në këtë fazë janë kaluar rreth 100 kuti ku vërehen lëvizje të papërfillshme votash mes subjekteve politike.

Sa i takon kandidatëve në garë, e gjithë beteja përqendrohet brenda PD, ku Aulon Kalaja si iniciator i ankimimit ka rifituar vetëm 4 vota deri më tani, ndërsa kandidatit tjetër të PD, Arjan Ndoja, i janë hequr 51 vota që i kishte marrë padrejtësisht.

Më 11 maj, Arjan Ndoja i rrëmbeu mandatin Aulon Kalas me një diferencë rreth një mijë vota.

Reklamë

Qarku i Durrësit përfshin në rinumërim edhe disa kuti nga diaspora, ndërsa do të jetë i fundit që do t’i nënshtrohet procesit të analizës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë