E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rinis kampionati gjerman/ Gladbah fiton 3 me 1 kundër Frankfurt dhe ngjitet i treti

Borusia Menshegladbah konfirmoi pretendimet e medha në këte edicion ne Champions League duke mundur 3 me 1 Ajntraht Frankfurt.

Në sfiden e fundit që mbylli te shtunën sportive të rikthimit të futbollit në Gjermani, Gladbah dominoi totalisht të zotët e shtepise.

Plea dhe Turam shenuan dy golat e miqve në pjesen e pare. Në pjesën e dytë një 11-metersh i kthyer në gol nga Bensebaini i coi shifrat në 3 me 0. Nderkohe goli i Andre Silves ne fund për Frankfurt sherbeu vetëm për statistike.

Suksesi në transfertë e coi Gladbahun në vendin e trete me 52 pikë duke përfituar edhe nga gabimi i Laipcig.

Sot Bajerni kryesues luan në transfertë kundër Union Berlin. Ndeshjet sic edhe pritej luhen pa tifoze dhe me protokoll sanitar të rrepte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë