E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Rinis futbolli edhe në Itali, fillimisht kupa, më pas Seria A

Data 13 qershor do të shënojë edhe rinisjen e ndeshjeve në Itali. Qeveria, pas një diskutimi me Ligën, ka vendosur që në fillim të zhvillohen ndeshjet për Kupën e Italisë e më pas të rinisë Seria A.

Ndeshjet e gjysmëfinales për Kupën do të mbahen në datat 13 dhe 14 qershor, ndërsa finalja do të luhet në 17 qershor.

Juventus do të përballet me Milanin, ndërsa Napoli me Interin. Pas finales, do të rikthehen ndeshjet e Serisë A në datën 20 qershor.

Vazhdo të lexosh