Sezoni i ri në Vizion Plus do të sjell plot risi të cilët do të zbulohen ditë pas dite.

Një prej tyre e njohëm këtë të hënë.

Emisioni “7 pa 5” ka rinisur duke sjell tashmë një fytyre krejt tjetër nga sezonet e kaluara.

Studio krejtësisht e re, format gjithashtu I gjithi I ri, rubrika të larmishme, lidhje direkte, inserte, të gjitha nën drejtimin e autores dhe moderatores Pranvera Borakaj dhe stafit të ri të gazetarëve.

Në takimin e parë me të gjithë shqiptaret, mëngjesin e kësaj të hënë,  “7 pa 5”, iu ofroi teleshikuesve, një mori me informacion të rëndësishëm për të nisur ditën mbarë, duke nisur nga informacionet nga departamenti I lajmeve për të vijuar me të ftuarit në studio ku spikati deputeti I PD, Alibeaj, lidhje SKYPE me deputetin e LSDM, Muhamet Zeqiri, bisede në studio me Ardi Asllanin për mënyren sesi duhet të vishemi si dhe inserte të tjera dhe muzike të përzgjedhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *