Subscribe

Të martën negociatorët e mazhorancës dhe të opozitës do të ulen së bashku për të rinisur punën për reformën zgjedhore. Një ditë pasi ngërçi me reformën u zgjidh, dy përfaqësuesit e opozitës Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili i kanë dërguar një letër socialistit Damian Gjiknuri e Rudina Hajdari duke propozuar një datë për mbledhjen e këshillit politik. Në këtë letër PD e LSI  vënë në dukje se reforma zgjedhore ka nisur me kërkesën e opozitës që në vitin 2017 duke theksuar se ajo nuk do të tërhiqet deri në përmbylljen e saj.

 “Rifillimi i procesit më 11 maj është goditur vazhdimisht nga deklarata dhe veprime që kanë shkaktuar krizë politike e që, qartazi, kanë patur si qëllim shkatërrimin e këtij procesi jetik politik. Por, pavarësisht këtyre veprimeve të qëllimshme, Opozita e Bashkuar nuk do të heqë dorë nga objektivi i saj për të përmbushur pa vonesë obligimin e saj para shqiptarëve për zgjedhje demokratike.”

Opozita propozoi të hënën si datën e zhvillimit të mbledhjes, por për shkak se është pushim zyrtar me konsensus të dy palët vendosën që këshilli do të mblidhet në 26 maj, paraditen e së martës.

Në këtë mbledhje do të diskutohen 3 çështje, financimi i partive, kuotat gjinore dhe periudha zgjedhore që parashikon zhvillimin e zgjedhjeve në prill ose maj.

Deri më tani mazhoranca dhe opozita nuk ka gjetur asnjë konsensus për çështjet themelore dhe duket se angazhimi për të mbyllur reformën në 31 maj është i paarritshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *