Ura e Drojës e shkatërruar nga përmbytjet e dhjetorit 2017 do të rindërtohet. 7 muaj pas dëmtimit, Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka nisur punën për riparimin e saj. I pranishëm në fillimin e punimeve ishte edhe ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri.  Sipas tij ky investim kap vlerën e 1 milion eurove dhe pritet të përfundojë brenda 4 muajve. Ura e Drojës lidh Mamurrasin me Thumanën dhe Fushë Krujën dhe do t’i vijë në ndihmë mijëra banoreve, si dhe bizneseve të lidhura me këtë rrugë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *