Subscribe

Kjo është shkolla e re hoteleri turizmit e cila është rindërtuar nga themelet. Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimi tha se pavarësisht situatës aktuale, trendi i turistëve ka ardhur në rritje, ndaj duhen sa më shumë të rinj që të specializohen në këtë fushë për të përballuar fluksin.

 

“Shkollat e turizmit në vendet që po marrim zhvillim turistik janë super të kërkuara dhe super të rëndësishme. Pavarësisht situatave që po ndodhin, përsëri numri i turistëve duket se vazhdon të rritet dhe nga hyrjet që kemi parë tani në muajin maj jemi më lart se vjet. Mirëpo kjo e gjitha kërkon kualifikim të madh,” theksoi ai.

 

Nga kjo shkolle dalin çdo vit rreth 100 te rinj ne tregun e punes. Me investimin e kryer synohet rritja e numrit të nxënësve ne profilin e hoteleri-turizmit, si dhe realizimi i procesit mësimor vetëm paradite.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *