E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Rindërtohen 50 shtëpi në Baldushk/ Ahmetaj: Gati në vjeshtë

50 shtëpi janë në proces ndërtimi në Baldushk. Synimi është që në vjeshtë familjet e prekuara nga tërmeti të rikthehen në banesat e tyre, të ndërtuara nga e para. Për përmbushjen e këtij objektivi, Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj kërkon nga firmat ndërtuese të  shfrytëzohet çdo orë ditë për të ngritur shtëpitë sa më shpejt dhe gjithë infrastrukturën mbështetëse.

Paralelisht me ndërtimin e shtëpive individuale, programi i ndërtimit të pallateve është drejt përfundimit, për të nisur hedhjen e themeleve të para jo me vonë se fundi i Shtatorit.

Me fondin e akorduar për Bashkinë Tiranë, shuma e dhënë deri me tani nga buxheti i shtetit për zbatimin e projekteve të  përfunduara për ndërtimin e pallateve në bashkitë e prekura nga goditja sizmike arrin në 300 milionë dollarë.

Më shumë video

Reklamë