E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rindërtohen 12 banesa të dëmtuara nga tërmeti në Floq

Prefekti I Qarkut Korçë Dhori Spirollari bën me dije se 12 banesa të dëmtuara nga tërmeri I qershorit perfunduan së rindërtuari. Ai shtoi se së shpejti 58 banesa te tjera do të jenë gati për familjet në nevojë.

 

Proçesi I ringritjes të shtëpive që u prishën nga vala e tërmeteve nuk ka qënë I lehtë. Edhe pse fondet e dhëna, donacionet dhe ndihmat u siguruan në kohë, shqetësimi I banorëve të prekur bëri që të ketë reagime e protesta. Në fshatrat Floq dhe Qafëzes të Kolonjës banorët shprehën ankesa që detyruan edhe drejtuesit e pushtetit lokal të kontaktojnë dhe sqarojnë komunitetin e këtyre fshatrave.

 

Prefekti Spirollari që ka ndjekur me përparësi gjendjen në këto fshatra dhe ecurinë e rindërtimit të banesave apo dëmshpërblimet, thotë se githçka do të përfundojë në afat.  Synimi është që banesat e dëmtuara të riparohen deri në fund të muajit tetor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë