E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rindërtimi/ Rama thirrje banorëve: Aplikoni online deri në 28 shkurt

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje banorëve të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit që të mbyllin aplikimet e tyre online për rindërtimin deri në datën 28 shkurt. Gjatë një inspektimi t ëkryer në Durrës, Rama tha se është shumë e rëndësishme që aplikimi të mbyllet brenda afatit që më pas të nisë puna.

 

 “Është e domosdoshme që të mbyllen aplikimet deri në datën 28 shkurt. Deri në datën 8 ne do të përgatisim të gjitha dosjet pas vlerësimit të bashkive. Përndryshe procesi s’mund të avancojë për askënd që nuk bën aplikimin. Duhet të bëjë aplikimin sipas kuadrit ligjor dhe kërkesës për financimin. Prandaj janë bërë rreth 20 e ca mijë në të gjithë perimetrin por ka mijëra të tjerë që duhet të aplikojnë tek ”Shtëpia Ime”. Nëse keni dokumenta aplikoni, nëse jo ka opsione të tjera aty.”

 

Reklamë

Edi Rama shtoi më tej se do të hartohet një listë me qytetarët sipas shkallës së dëmit. Po ashtu, Rama kërkoi nga bashkia që të nxisë qytetarët shtëpi më shtëpi të aplikojnë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë