Kryedemokrati Lulzim Basha ishte këtë të enjte në Kombinat, ku u takua këtë me disa banorë të zonës.

Ai garantoi se pas 25 prillit, si kryeministër i vendit, do të përfundojë procesi i rindërtimit,duke i dhënë fund vuajtjeve të familjeve që kanë humbur banesat e tyre në 26 nëntor të vitit 2019.

“Rindërtimi është kthyer në një skemë abuzimi, vjedhje dhe shpërdorimi. Ne do t’i japim fund kalvarit tuaj të vuajtjeve”, tha lideri demokrat.

Basha tha ndër të tjera se ndryshe nga Rama, ai vjen me një plan angazhimesh që do të realizohen pas 25 prillit.

“Kanë 8 vjet në pushtet. Sa herë vijnë zgjedhjet premtojnë, asnjëherë nuk i kanë mbajtur premtimet. E nisëm bisedën dhe ju përmenda. Premtoi 300 mijë vende pune, çoi 300 mijë e kusure shqiptarë në azil. Premtoi shëndetësi falas, po e shikoni, tani që erdhi pandemia i kanë dalë petët lakrorit por ju e dini 8 vite me radhë sa keq ka qenë shëndetësia se lekët e shëndetësisë i ka marrë dhe ja ka dhënë një grushti oligarkësh. Premtoi legalizime falas, të njëjtën gjë premtoi edhe me tërmetin, të njëjtën gjë premtoi edhe me pandeminë edhe në kohën e pandemisë me tendera sekretë vodhi lekët e shqiptarëve në vend që t’ju jepte ndihmë. Kur vjen koha e zgjedhjeve hap thesin e premtimeve boshe. Me mua s’ka premtime. Më fal. Me mua s’ka premtime. Ne kemi dy vjet që punojmë për një plan. Dy vjet kemi që punojmë për këtë plan me ekspertët më të mirë shqiptarë dhe të huaj që na mbështesin. Nuk ka premtime.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *