Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi se fondi për procesin e rindërtimit pas tërmetit për vitin 2022, do të rritet nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë. Ky vendim është marrë këtë të enjte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

 

Para mediave, Ahmetaj shtoi se këtë fundvit do të hyjnë një numër i madh familjarësh në banesat e tyre të rindërtuara.

 

“Llogaria e rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 mld lekë në 35 mld lekë. Avancimi është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit në mënyrë që të kemi mundësi të kthejmë në shtëpi, shkolla, kopshte, ndërtesa publike të gjithë qytetarët, institucionet që në 26 nëntor u detyruan të largoheshin., Programi i rindërtimit për këtë vit ka 35 mld dollarë. Këtë fund viti do kemi një numër të madh familjesh që do hyjnë në shtëpitë e tyre”, tha Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *