Kryeministri Edi Rama mblodhi mëngjesin e kësaj të mërkure Komitetin e Rindërtimit ku u diskutua për nisjen e punimeve në banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kreu i qeverisë bëri të ditur se ka përfunduar pjesa më e madhe e projekteve të rindërtimit.
EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE
“Kemi zonat e përcaktuar atë zhvillimit. Kemi një pjesë të planeve. Planeve të avancuara të Laçit, Thumaes dhe Shijakut. Janë tre zonat ku rindërtimi do të nisi më shpejt sesa në zonat e tjera. Kemi modelet e banesave individuale sipas topologjive. Në ditët e ardhshme do të dalim në procedurën e garës së hapur ndërkombëtare për të ftuar kompanitë për shpitë individuale. Kemi edhe të gjithë të dhënat lidhur me institucione e Shërbimit arsimor dhe hyrjen në fazën e rindërtimit. Të fillojmë shumë shpejt garat që të nisim më pas rindërtimin.”
Përsa i takon modelit të banesave, ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi se shtëpitë e reja do të kenë elemetë anti-sizimik.
ARBEN AHMETAJ
MINISTER PER RINDERTIMIN
“Procesin e marrjeve zyrtarisht të modeleve, teknologjia e re modulare. Në metodologjinë 1+1; 2+1. Me elemente anti-sizmik të standardeve Evropiane. Strehimi është pjesa më e madhe e dëmeve dhe humbjeve”
Ahmetaj bëri edhe një bilanc të të gjithë situatës në zonat e prekura ndërsa tha se deri më tani 14 mijë qytetarë kanë aplikuar për rindërtimin.
” 51026 ndërtesa të inspektuara, 8925 të pa banueshme, Vazhdon vlerësim i thelluar; 357 pallate të inspektuara thellësisht, 115 janë për t’u shembur që do të bëhen në prezencë të disa institucioneve. 242 për t’i rikonstruktuar; 1523 shtëpi private për t’u shembur; Në shkolla 79 të inspektuara, 62 për t’u rikonstruktuar.Në fund të marsit mbaron vlerësimi i thelluar në Tiranë. 88 objekte të shembura deri më tani. 10023 qytetarë vijojnë në çadra. Janë 12 mijë familje që përfitojnë nga bonusi i qirave. 1455 leje me procedurë të përshpejtuar.”
Nga ana tjetër, kryeministri Rama u bëri apel të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti qe të bëjnë durim pasi qeveria po bën maksimumin dhe se çdo ndërtesë e re do të jetë sipas standardeve evropiane.