Transporti ajror ka shënuar një rritje te ndjeshme nga viti ne vit. Por ne tre mujorin e pare te 2018-ës, shifrat kane arritur rekord. Plot 560 mije pasagjere kane fluturuar ne këtë fillim viti. Shifra është afro 60 mije udhëtime me shume se e njëjta periudhe e një viti me pare.

 

Shkak ne këtë rritje te ndejshme te pasagjereve ka ndikuar shtimi i disa linjave te reja ne aeroportin Nene Tereza. Behet fjale për linja te cilat ofrojnë çmime me te favorshme për qytetaret, ndonëse nuk mund te konsiderohen si “low cost”. Ndërkaq periudha ne vijim pritet te jete me një fluks ne rritje për shkak edhe te nisjes se sezonit turistik, por edhe lëvizjes e emigranteve qe kthehen për pushime ne atdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *