E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rikuperimi, si duket Fatos Nano pas problemeve shëndetësore (FOTO)

Pak muaj më parë, ish kryeministri i vendit Fatos Nano për një kohë të gjatë ishte në luftë me jetën.

Ai ka qëndruar në reanimacionin e një spitali privat në Tiranë dhe shkak është bërë një sëmundje në mushkëri, që i ka krijuar vështirësi të mëdha në frymëmarrje.

Por kur kanë kaluar rreth 7 muaj e gjysëm që nga ajo periudhë, ish kryeministri Nano është rikthyer në formë.

Në internet kanë qarkulluar foto, ku nano shihet në ambientet e një klinike por edhe në një restorant, ku po konsumon ushqim dhe një gotë verë.

Reklamë

Nga fotot, duket që Nano aktualisht gëzon një shëndet të mirë.

Fatos Nano ka drejtuar Partinë Socialiste për 14 vjet dhe ka shërbyer tre herë si kryeministër i Shqipërisë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë