Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
06 September 2026
Vizion fokus

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por...

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në tokën që...

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me “poker” golash

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht, flakët rrezikojnë...

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj vizitën time...

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale sot për...

“Lufta me Iranin mund të kthehet në një konflikt...

Rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë, si realizohet zhvendosja e presidentëve brenda vetëm gjashtë orëve

19 Janar 19:00

Kur Donald Trump të betohet si presidenti i 47-të i vendit, në Shtëpinë e Bardhë do të ndodhin një seri gjërash në prapaskenë. Për rreth gjashtë orë, sendet personale të Presidentit në largim Joe Biden dhe familjes së tij do të hiqen nga rezidenca ekzekutive. Ndërkohë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Dora Mekouar, rezidenca private do të shndërrohet në shtëpinë e presidentit të sapobetuar.

Në momentin që Joe Biden largohet nga Zyra Ovale – zakonisht në mëngjesin e ditës së inaugurimit – punonjësit e Shtëpisë së Bardhë hidhen në veprim. Zyra e mirënjohur duhet të riorganizohet, sipas shijeve të presidentit të ardhshëm.

“Si u pëlqen që të jetë e pajisur Zyra Ovale? Çfarë tapeti? Çfarë perdesh, çfarë tavoline, etj, sepse kjo është zona e parë që përgatitet”, thotë Angella Reid, ish-punonjëse në Shtëpinë e Bardhë.

Fotot tregojnë se Presidenti Biden ndryshoi tapetin dhe disa karrige në vitin 2017, pasi mori drejtimin nga Donald Trump-i – që është pararendësi dhe pasardhësi i tij.

Por duket se kolltukët dhe perdet kanë mbetur të njëjtat.

Familja e presidentit jeton në katin e dytë dhe të tretë të Shtëpisë së Bardhë.

Përpara ditës së zhvendosjes, presidenti i ardhshëm dhe zonja e parë përzgjedhin mobiljet dhe veprat e artit që dëshirojnë nga koleksioni i Shtëpisë së Bardhë. Në kohën kur presidenti i ri mbërrin në shtëpi në Ditën e Inaugurimit, i gjen të vendosura mobiljet, së bashku me fotot personale.

“Kur hyjnë presidenti i ri dhe zonja e parë, ata gjejnë shampon e tyre të preferuar në dush. Kanë furçën e dhëmbëve, pastën e dhëmbëve, rrobat e tyre të varura në dollap”, thotë Kate Andersen Brower, autore e librit “Rezidenca” (“The Residence”).

Gjithçka ndodh në më pak se gjashtë orë dhe për këtë angazhohen rreth njëqind punonjës të Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk realizohet nga profesionistë të ndonjë firme private. Është personeli i rezidencës që e bën këtë. Pra ndihmojnë të gjithë dhe këta nuk janë njerëz që janë të trajnuar për zhvendosjen. Nuk punësohen profesionistë për shkak të shqetësimeve të sigurisë”, thotë zonja Brower.

Shumë nga personeli i rezidencës së Shtëpisë së Bardhë punuan për Donald Trump-in gjatë mandatit të tij të parë nga janari 2017 deri në janar 2021.

“Pra, punonjësve vërtet u pëlqente Donald Trump-i, sepse ai është mësuar të ketë njerëz përreth që i shërbejnë dhe, ai madje u jepte bakshish në para të thata, me kartëmonedha 20-ëshe dhe 50-ëshe dhe ata e vlerësojnë këtë. Ata nuk janë persona politikë. U intereson vetëm se si i trajton presidenti”, thotë zonja Brower.

Presidenti Barack Obama e punësoi zonjën Angella Reid si drejtuese për shërbimet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2011. Ajo mbikëqyri ditën e zhvendosjes në janar 2017, kur u largua familja Obama dhe hyri familja Trump.

“Përdornim termin ‘kaos i organizuar’, por në të vërtetë është një operacion shumë i koordinuar. Bëhen prova disa herë për atë ditë; të gjithë mezi presin të vijë momenti”, tregon zonja Reid.

Kishte disa probleme, si për shembull mund të përdorej vetëm një ashensor.

“Ashensori nuk përdorej në maksimum. E korrigjova këtë dhe fituam një orë kohë. Kishte raste për shembull kur dysheku i caktuar për ndonjë dhomë nuk ishte në madhësinë e duhur”, thotë zonja Reid.

Por sfida kryesore është gjithmonë kufizimi kohor. Dhe ka vetëm rreth gjashtë orë për të bërë gjithçka gati, për ta mirëpritur familjen e re presidenciale në shtëpinë e tyre të re.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Biden SHBA trump

Nga e njëjta kategori

Presidenti Donald Trump befason me look-un e ri, fotoja bëhet virale në rrjet

më shumë...

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha: Diaspora të bashkohet kundër Edi Ramës

më shumë...

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e pandalshme në “La Liga”

më shumë...

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt BE-së, por duhet më shumë punë për mbrojtjen e minoritetit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:42

Presidenti Donald Trump befason me look-un e...

7:20

“Non grata nuk erdhi nga SHBA”, Berisha:...

7:09

Pesë gola dhe spektakël! Barcelona marshon e...

6:52

Mitsotakis mesazh për Shqipërinë: Ka progres drejt...

6:47

Berisha nga New Jersey: Qëndroj sot në...

6:39

Bardheblutë në superformë, Tirana mposht Vorën me...

6:37

Zjarri del jashtë kontrollit në fshatin Kropisht,...

6:13

Berisha me shqiptarët në SHBA: E konsideroj...

6:03

Nga ceremonia te goli vendimtar, ditë speciale...

5:40

“Lufta me Iranin mund të kthehet në...

5:30

Juventus-Milan, sfida që premton spektakël! Ja çfarë...

5:25

Shpërthen vullkani në Indonezi, 6 aeroporte pezullojnë...

5:04

Messi shkruan historinë në MLS, një rekord...

5:01

Fier/ Katër vatra zjarri në pyllin e...

4:46

Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të...

4:27

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet gjallë pas...

4:05

Sulmohet spitali në Libanin jugor, Izraeli: Ishte...

3:37

Kakao në kafenë e mëngjesit? Ja si...

3:03

Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe...

2:27

PSG-ja “e blindon”! Luis Enrique deri në...

Më të klikuarat

  • Greqia paketë të re masash: 400 euro për pensionistët, 500 e...
  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Dashuria e madhe pas të 40-ave/ 3 shenjat e horoskopit që mu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.