Subscribe

Deklarata e Lulzim Bashës për rikthimin e dënimit me vdekje shikohet nga analistët si një spekulim për përfitime politike.

 

Sipas tyre, qëndrime të tilla populiste janë të pazbatueshme, pasi prej 23 vitesh Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës që e ndalon këtë formë dënimi.

 

 “Unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t’ia shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do të marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin.”

 

Deklarata e pazakontë e liderit të opozitës Lulzim Basha shihet nga analistët si një përpjekje për të shfrytëzuar emocionet e qytetarëve pas një  tragjedie të rëndë si ajo e matit.

 

“Deklarata e zotit Basha ëshët një deklaratë politike, është një deklaratë për konsum, por nuk është nje deklaratë e cila mund të sjellë një ndryshim cfarëdo, është shprehur, Skender Minxhozi.”

 

 “Eshtë, gjykoj një dalldi populiste, një spekulim indiskret me sentimentin e një komuniteti të traumatizuar nga një tragjedi sic ishte ajo e Matit, ka thënë analisti Arjan Vasjari.”

 

Arsyet pse kjo deklaratë është vetëm për konsum politik burojnë nga fakti se ky është një premtim i pazbatueshem. Prej vitit 1995 Shqipëria është pjesë e këshillit të europës, vendet anëtare të të cilit e kanë hequr dënimin me vdekje.

 

 Sipas Minxhozit Kontinenti ku ne jetojmë e ka përjashtuar marrjen e jetës si normë dënimi dhe të gjitha proceset integruese nuk e parashohin si mundësi që një vend i cili është në rrugën e afrimit drejt BE të kthehet pas dhe të aplikojë një normë si ajo e dënimit më vdekje.

 

 “E shikoj edhe si një moment regresi në raport me historinë e PD sepse ishte PD në vitin 1995 që për herë të parë shpalli moratoriumin kundër dënimit me vdekje që pastaj gjykata kushtetuese e shfuqizoi, është shprehur ndër të tjera Vasjari. 

 

Dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri është zbatuar në vitin 1995 e prej atij moment dënimi kapital është një cështje që ka lidhje me aspiratën europiane dhe jo bindjet e lidereve politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *