E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 3 minuta më parë
Showbiz

Rikthimi i Beyonce dhe i formave të saj bombastike

Ilustrim · Vizion Plus

Rikthimi i divës, Beyonce në media dhe rrjete sociale po bën shumë zhurmë sidomos ditët e fundit ku thuhet se format e saj trupore pas lindjes duken perfekte.

 

 

 

 

 

 

 

Beyonce ka sjellë në jetë binjakët e saj, Rumi dhe Sir në muajin qershor kur dhe u diskutua se ka nisur të punojë fort në palestër për të rifituar trupin e saj të tonifikuar. Vetëm pak orë më parë, këngëtarja e albumit vizual “Lemonade” ka postuar në profilin e saj të instagramit një klip me foto ku shfaqen qartë format seksi.

 

 

 

 

 

 

 

37-vjeçarja shfaqet me një fustan të kuq të ngjitur pas trupit, i cili nxjerr në pah hiret e saj perfekte edhe pse ka vetëm dy muaj që ka lindur. Një burim për revistën “E!” ka treguar se këto foto janë realizuar më 11 gusht në një festë private të organizuar nga Solange Knowles.

 

 

 

 

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh