Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka folur për rikthimin e ish kryeministrit Sali Berisha në krye të PD.

 

Në studion e “Quo Vadis”, Topalli tha se akush nuk i kishte imagjinuar këto ngajrje kaq të forta në Partinë Demokratike. Ajo theksoi se sot kemi përballë një Berishë që riktheht me sfida të forta.

 

“Asnjë nuk e kishte imagjinuar, as në imagjinatën më të shfrenuar nuk mendoj se do të kishte ngjarje aq të forta e unike në mënyrën e tyre se si ndoqën njëra tjetrë Në një farë mënyre besoj se ishte një leksion i madh demokracie. Zoti Berisha nuk është kthyer thjesht. Sot kemi përballë Berishën tre që rikthehet me sfida të forta gati të paimgjinueshme dhe që triumfon”, tha Topalli.

 

Sipas kryeparlamentares, të rikthehesh dhe të rimarrësh besimin në një situatë të tillë është unike në llojin e vet.

 

“Pozicioni i tij si kryetar partie, në fakt është kuptuar menjëherë me Foltoren që ka qenë gjëja me fenomenale që kulmoi me Kuvendi e dhjetorit. Berisha ka ish mëkëmbësin e tij kundër, gjithë qeverinë kundër, ka një pjesë të mediave kundër dhe ka faktorë të tjerë ndërkomëtare kundër. Të rikthehesh, të rimarrësh besimin në një situatë të tillë është unike në llojin e vet”, tha Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *