Pasi mbeti pezull për tre vite procesi i Vettingut në polici është rikthyer. Vizion Plus mëson se emri i parë që pritet të kalojë në sitë është Edmond Sula, aktualisht drejtor i Policisë në qarkun e Shkodrës.

Ai do të hetohet ditën e hënë nga trupa e Vettingut në tre shtyllat kryesore, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin. Seancat e vettingut do të zhvillohen në ministrinë e Brendshme

Lexo edhe :

Related Posts

Të gjitha subjektet e policisë do ti nënshtrohen edhe testit të drogës, si dhe do të vlerësohen edhe nga varësia e alkoolit apo të lojërave të fatit.

Vettingu nuk do të kryhet nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, por nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Në sitë nuk do të kalojnë 12.000 efektivët nga gradat më të larta te ato më të ulëta, por vetëm ata që synojnë poste drejtuesish ose funksione me risk të lartë korruptimi.

Në muajin prill të këtij viti, AMP hodhi shortin ku përcaktoi konkretisht 36 emrat që pritet ti nënshtrohen vettingut, mes të cilëve drejtorë në strukturën qendrore të policisë dhe drejtoritë e qarqeve.

Vettingu është proces i ndarë nga nismat e fundit të vendosura nga ministri Taulant Balla, nisma që priten të ekzekutohen nga Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, siç janë dy formularët ku çdo efektiv do të shprehet nëse ka përdorur ose jo programe të koduara, të dyshuara se janë në funksion të komunikimit me personazhet e krimit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *