E premte, 25 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rikthehet vala e të nxehtit afrikan në Shqipëri, sa do të shënojë termometri ditën e shtunë

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët, ndërsa vranësirat të pakta kalimtare në jug në orët e mesditës.

Dita e nesërme do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave sa i përket vlerave maksimale të cilat do të arrijnë në 40 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 17 gradë celcius.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 7-15 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës  1-3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë