Subscribe

Tre tragete në portin e Durrësit u përfshinë mbrëmjen e të mërkurës në një incident si pasojë e erës së fortë në det.

Gjatë manovrave për të dalë nga porti, trageti CLAUDIA pasi tërhoqi spirancën u shty nga era e fortë, duke u përplasur lehtë me tragetin e Barit dhe atë AF MARINA.

Ishte ndërhyrja në kohë e dy rimorkiatorëve, ajo që shmangu përshkallëzimin e përplasjes mes tre trageteve.

Si pasojë e erës së fortë dhe motit me shi autoritetet portuale urdhëruan gjithashtu dhe shtyrjen e lundrimit për dy tragetet e linjës Durrës – Bari. Ata u nisën mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30.

Situatë e vështirë u paraqit edhe në portin e Vlorës. Stuhia në det bëri që kapitaneria e portit të pezullojë daljen në det të peshkarexhave.

Ndërkohë në zonat malore të vendit, si në Kukës, Bulqizë, Dibër dhe Korçë, ka patur reshje dëbore.  

Deri në këto momente akset nacionale të këtyre vendeve janë të kalueshme, ndërsa nuk raportohet për probleme.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *