E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rikthehet Punch, majmuni i vetmuar që “vodhi” zemrat e miliona njerëzve gjen shoqe

Historia e Punch, një makak i vogël që lindi në korrikun e kaluar në një kopsht zoologjik në Japoni, ka prekur zemrat e mijëra njerëzve në mbarë botën. I braktisur nga nëna e tij, ai u bë i njohur përmes videove ku shfaqej i izoluar nga grupi dhe shpesh objekt i sjelljeve agresive nga majmunë më të mëdhenj.

Pamjet ku Punch kërkonte ngushëllim duke përqafuar një lodër prej pelushi u bënë virale në rrjetet sociale, duke emocionuar miliona përdorues.

Reklamë

Megjithatë, duket se situata e tij ka ndryshuar për mirë. Së fundmi, Punch është parë duke luajtur dhe duke u përqafuar me një makake femër, e njohur si Momo-chan, duke treguar se ka gjetur më në fund shoqëri.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë dy kafshët teksa luajnë, vrapojnë pas njëra-tjetrës dhe përqafohen, ndërsa edhe lodra e preferuar e Punch shfaqet në këto momente të ëmbla.

Këto pamje japin shpresë se periudha e vetmisë së makakut të vogël tashmë i përket së kaluarës.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë