E shtunë, 14 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Rikthehet “Peza N’Fest”, Veliaj: Ejani në festën më të madhe ditë-natë

Peza më 15 dhe 16 shtator, do të presë një sërë aktivitetesh që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat.

 

Në 77-vjetorin e Konferencës së Pezës do të kremtohet me plot surpriza dhe muzikën më të mirë të momentit duke e kthyer në një natë të paharrueshme.

 

Reklamë

Përmes një postimi në Tëitter, Veliaj ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin miqtë e tyre dhe të bëhen pjesë e aktivitetit “ Peza n’fest”.

 

“E kthyer tashmë në traditë, Peza do të presë më 15 dhe 16 shtator, një sërë aktivitetesh që, jo vetëm evokojnë atë ngjarje të rëndësishme për historinë e luftës antifashiste, por edhe që do të krijojnë momente argëtimi të paharrueshme për të gjitha grupmoshat. 77-vjetori i Konferencës së Pezës do të kremtohet me plot surpriza dhe muzikën më të mirë të momentit duke e kthyer në një natë të paharrueshme.  Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ai që ka ftuar të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e festimeve. “ Peza n’fest. Ejani të kujtojmë 77- vjetorin e Konferencës së Pezës, në festën më të madhe ditë-natë! Merr miqtë, mblidh të gjitha energjitë pozitive dhe eja të kalosh momente të paharrueshme. Data 15 – 16 shtator 2019”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë