Liceu Francez i Korçës do të rikthehet, por me risi.
Një institucion arsimor që synon të kombinojë programin shqiptar me atë francez dhe të fokusohet kryesisht në shkencë dhe teknologji.
“Liceu i Korcës do të shërbejë si një shkollë e mesme, pra gjimnaz që fokusin do ta ketë drejt teknologjisë. Kryesisht lëndët shkencore, që do të jenë baza e këtij Liceu. Për Liceu Franko-Shqipëtar duhet të themi që do të jetë një Lice ku do fliten tre gjuhë: shqipe, franceze dhe angleze. Sigurisht që fokusi kryesor do të jetë nga tenologjia, biologjia, matematika, kimi, fizikë. Do të ketë nxënës jo vetëm nga Liceu i Korcës por nga e gjithë Shqipëria, madje synojmë të kemi edhe nxënës jashtë trojeve shqipëtare”, tha Orjana Osmani, zv.ministre e Arsimit
Në këtë lice mësimi pritet të zhvillohet në tri gjuhë: shqip, frëngjisht dhe anglisht, ndërsa në përfundim të studimeve nxënësit do të pajisen me dy diploma.
“Nxënësi do të marrë jo vetëm maturën shtetërore shqipëtare, por do të ketë edhe maturën franceze Baccalaureate dhe sigurisht në përfundim do të jenë të pajisur me dy diploma. Do ketë ketë mësues shqipëtare po edhe mësues francezë. Do të ketë nivel të caktuar të gjuhës, që nxënsit do të duhet ta zotërojnë në momentin kur hyjnë në Liceun Franko-Shqipëtar”, shtoi Osmani.
Projektligji ndodhet aktualisht në fazën e konsultimit publik. Iniciativa synon rikthimin e traditës së Liceut në Korçë, që ka funksionuar në vitet 1917-1939, ndërsa kanë marrë mësim gjatë kësaj periudhe 1115 studentë nga e gjithë shqipëria./vizionplus.tv





