Rikthehet kanabisi në Lazarat, policia arreston 5 persona

5 persona, pjesa më e madhe e të cilëve nga Lazarati janë arrestuar nga forcat e policisë pasi kishin mbjelle kanabis në banesat apo pronat e tyre në këtë fshat.
Forcat e rendit organizuan operacionin e koduar “Sopoti” duke zhvilluar kontrolla në shumë banesa në Lazarat pas informacioneve se atje kishte rinisur kultivimi I bimeve narkotike.
Pasi u gjeten bime kanabisi në disa shtëpi u bë I mundur arrestimi në flagrancë u shtetasve të mëposhtëm:
B.A., 65 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
S.A., 40 vjeç, banues në Sarandë;
M.K., 69 vjeç, banues në fshatin Lazarat;
H.N., 46 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat;
B.N., 36 vjeçe, banuese në fshatin Lazarat.
Të gjithë këta shtetas akuzohen për vepren penale “Kultivim i bimëve narkotike”.




